Insajderi
Lajme

Opozita lëshon sallën pasi s’kaloi projektligji për Trustin

Insajderi
23 June 2022 - 16:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Opozita lëshon sallën pasi s’kaloi projektligji për Trustin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti s’kaloi në lexim të parë.

57 deputetët e VV-së ishin kundër, ndërkaq Fatmir Humolli abstenoi në votim, çka bëri që projektligji të mos kalojë. 44 deputetë ndërkaq ishin pro.

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark