Opozita në Shqipëri bëhet gati për protesta në shtator, Berisha: Ka prova se si u manipuluan votat e diasporës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita në Shqipëri bëhet gati për protesta në shtator, Berisha: Ka prova se si u manipuluan votat e diasporës

    Insajderi
    09 July 2025 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për opozitën shqiptare. Pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe akuzave për manipulime, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protesta kundër qeverisë dhe procesit elektoral.

    Gjatë një konference për media, Berisha tha se “Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë”, duke theksuar se kjo është e vetmja mundësi për të kundërshtuar, siç ai e quan, “një sistem të korruptuar që ka kapur shtetin”.

    Berisha i referohet këtu problematikave të theksuara nga opozita, përfshirë atë më të fundit manipulimin e votës së diasporës gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ka prova të reja që vërtetojnë se fletët e votimit janë dorëzuar vonë nga kompania DHL, duke u privuar kështu qytetarëve të mundësinë për të votuar. “E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 18 prill… firmë e fortë kjo… këtë do e shohim nëse kompania ka ndonjë kinez të punësuar”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

    Sipas kryedemokratit, denoncimet për zgjedhjet e manipuluara u mbështetën edhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht nga Parlamenti Europian. “PE e vulosi, zgjedhjet nuk ishin të ndershme”, tha Berisha.

    Berisha është gjithashtu i vendosur të dërgojë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e votës së diasporës. “PD do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare për procesin e votës së diasporës dhe respektimin e kontratës nga DHL”, paralajmëroi ai.

    Nje koment pati dhe për aksionin e fundit në Theth për prishjene ndërtimeve pa leje. “Asnjë pëllëmbë tokë nuk është tokë e zënë, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është e trashëguar brez pas brezi. Nëse ata në moszbatim të ligjit në tokën e tyre kanë vendosur kabina, ata kanë bërë shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ligji për urbanistikën ndërtimet pa themel i konsideron ndërtime pa leje, por ndërtimet me deklarim, t’ia heqë kabinën nga livadhi dhe oborri i shtëpisë së vet, këtë e bën vetëm një shpirt kërmë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark