Mocioni për rrëzimin e qeverisë i nisur nga NISMA për Kosovën tashmë ka arritur t’i mbledhë të gjitha nënshkrimet e nevojshme për t’u proceduar në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Metro, deputeti i kësaj partie, Zafir Berisha.
“Është e vërtetë se nënshkrimet i kemi për ta proceduar, tash jemi duke i siguruar dhe 20 vota të mundshme për ta rrëzuar qeverinë. Besoj se brenda një periudhe shumë të shkurtë, çështje ditësh ose orësh dihet se kur kjo qeveri shkon në shtëpi”, ka konfirmuar Berisha.
Ai tregoi se nuk po e procedojnë mocionin shkaku se duan të jenë të sigurtë që t’i kemi votat për ta rrëzuar qeverinë.
I pyetur nëse ndër deputetët që kanë nënshkruar këtë mocion ka edhe nga ata të pozitës, Berisha tha se ka edhe deputetë të pozitës, nga LDK, PDK e edhe të minoriteteve, siç ai ka thënë.
Sipas rregullores në fuqi të Kuvendit të Kosovës prej momentit që mocioni procedohet për në Kuvend, seanca parlamentare duhet të mbahet brenda dy ditësh ./