×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita pretendon se ka zbuluar spiunin e Qeverisë në protesta

    Insajderi
    18 February 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri partitë opozitare po pretendojnë se njerëz të infiltruar nga Qeveria po shkaktojnë dhunë nëpër protesta.

    Këtë akuzë, opozita e bashkuar e ka bërë nëpërmjet një komunikate për media nëpërmjet së cilës përmendet rasti i një personi që në protestën e 17 shkurtit, që ka gjuajtur me gurë në drejtim të policisë të vendosura pas tendës së grevistëve ferizajas.

    Sipas opozitës personi që ka gjuajtur me shishe është identifikuar dhe fotografuar nga ta. Madje opozita thotë se ai person ka pasur me vete edhe një revole të tipit Glock, me të cilat është e pajisur policia.

    “Një person gjuajti me shishe ndaj policisë. Kujdestarët e identifikuan dhe e fotografuan atë person, i cili me vete mbante një revole të tipit Glock me të cilat është e pajisur policia”, thuhet në njoftimin e opozitës.

    Opozita thotë ta ketë fotografinë e atij personi dhe besojnë që është i strukturave të sigurisë së pushtetit, i infiltruar në masë që të provokojë dhunë.

    “Ne e kemi fotografinë e tij dhe besojmë se ai është njeri i strukturave të sigurisë së pushtetit, i infiltruar në masë që të provokojë dhunë”, thuhet në fund të komunikatës./Indsajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark