Opozita zotohet për rrëzimin e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita zotohet për rrëzimin e Qeverisë

    Insajderi
    13 February 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë sot në tubimin me qytetarë që po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Risisë se opozita e bashkuar do ta rrezojë Qeverinë.

    “Bashkë ia dolëm me i ndal marrëveshjet, bashkë do ta rrezojmë Qeverinë. Do të vazhdojmë edhe më 17 shkurt dhe populli do t’ia kthejë shpinën kësaj qeverie”, ka thënë ajo.

    Përfaqësuesi i Nismës për Kosovën, Shyqri Bytyqi ka thënë se opozita e bashkuar është vënë në mbrojtje të republikës.

    “Pas luftës se UÇK-së, ky është momenti që çdo qytetar të japë maksimumin për vendin”, ka thënë Bytyqi që ka folur në emër të kryetarit të Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark