Ka përfunduar para pak castesh protesta e partive opozitare kundër themelimit të komunës së Prillzhuës.
Përmes një njoftimi për media, Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta lejojë kjo komunë të jetësohet.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet kurrsesi realitet. As “Zajednica” as zgjerimi i saj në kurriz të Vushtrrisë e Obiliqit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Me themelimin e kësaj komune rrezikohet që nën menaxhimin e “Zajednicës” që duan ta themelojnë Thaçi e Mustafa, ajo tokë të tjetërsohet”.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës gjatë ditës kanë thënë se themelimi i një komunë së ‘Prilluzhës’ është e pavërtetë dhe është thirrje e shpikur nga partitë opozitare.
“Qeveria e Kosovës njofton opinionin publik se në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si “komunë e Prilluzhës” dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Insajderi sot raportuar se janë nëntëmbëdhjetë kërkesa për komuna të reja, që presin shqyrtimin dhe aprovimin e Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com