Avio Orav, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka ripërsëritur deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili e ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc, duke e quajtur atë sabotazh dhe akt terrorist.
Pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, Orav nuk dha detaje të tjera për mediat, duke theksuar se thirrja e Borrellit ishte e qartë dhe se ata ishin njoftuar për zhvillimet e fundit lidhur me sulmin e së premtes mbrëma.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Kryeministri na informoi mbi zhvillimet e së premtes mbrëma. Sa i përket Bashkimit Evropian, thirrja e Borrellit ishte e qartë dhe nuk do ta përsëris, sepse është tashmë e njohur,” deklaroi Orav.