ORCA: Shpresojmë që rezultatet e PISA’s ta këndellin kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA: Shpresojmë që rezultatet e PISA’s ta këndellin kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës

    Insajderi
    05 December 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit ka reaguar pas rezultateve të PISA’s për vitin 2022, sipas të cilave, ku Kosova u radhit në pozitën e 79’të.

    ORCA ka thënë se Kosova ka shënua rënie për nga rangimi dhe performanca.

    “Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e PISA 2022 të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë. Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët.”

    ORCA thotë se analfabetizmi funksional është rritur dhe se numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022.

    Në reagim thuhet se në matematikë kriza është thelluar, ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.

    “Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar,  nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022.”

    ORCA thotë se shpreson që këto rezultate ta këndellin kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës.

    “ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark