Insajderi
Lajme

Orët e fundit të zgjedhjeve në Serbi, Kurti del me një mesazh për shqiptarët atje

Insajderi
25 October 2026 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Orët e fundit të zgjedhjeve në Serbi, Kurti del me një mesazh për shqiptarët atje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ende nuk kanë votuar, të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një mesazhi, Kurti u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të votuar, duke thënë se secila votë ka rëndësi për përfaqësimin e tyre, shkruan Insajderi.

Ai ka lidhur pjesëmarrjen në zgjedhje edhe me përpjekjet për barazi dhe kundërshtimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në këto tri komuna.

“Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë”, ka shkruar Kurti.

Në fund të mesazhit, ai ka kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, duke e lidhur këtë votë me mundësinë që shqiptarët të kenë përfaqësim më të fuqishëm dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark