Organizata që thirri për protesta në Rusi cilësohet si “e padëshirueshme” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Organizata që thirri për protesta në Rusi cilësohet si “e padëshirueshme”

    Insajderi
    26 April 2017 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Përgjithshëm rus, e ka quajtur organizatën joqeveritare “Open Russia”, si “organizatë të padëshirueshme”, vetëm disa ditë pasi kjo OJQ ka thirrur një protestë. Kjo organizatë ëshë themeluar nga ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky.

    Në deklaratën e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, përveç “Open Russia”, si organizatë e padëshirueshme janë cilësuar edhe Instituti për Rusi Moderne, që udhëhiqet nga djali i Khodorkovskyt.

    “Organizatat e listuara kanë ndërmarrë programe dhe projektje të veçanta në territorin e Federatës ruse, me qëllimin që të diskreditojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, duke deklaruar se ato janë të paligjshme”, thuhet në deklaratë.

    Organizata e Khodorkovskyt u përgjigj menjëherë, duke thënë se kjo OJQ është e regjistruar në Rusi, dhe për këtë aryse nuk mund të konsiderohet e padëshirueshme sipas ligjit rus.

    Open Russia ka bërë thirrje për një protestë masive më 29 prill.(rel)

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark