Organizata QIKA bën thirrje që mediat ta bojkotojnë Xhevdet Pozharit pas komentit të tij për vajzën e vrarë në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata QIKA bën thirrje që mediat ta bojkotojnë Xhevdet Pozharit pas komentit të tij për vajzën e vrarë në Ferizaj

    Insajderi
    23 August 2021 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata QIKA u bën thirrje mediave që ë mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.

    Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.

    “Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark