Insajderi
Lajme

Organizata QIKA me aksion: Shteti po takson menstruacionet

Insajderi
13 October 2022 - 14:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Organizata QIKA me aksion: Shteti po takson menstruacionet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka organizuar një aksion para qeverisë së Kosovës. Aksioni është titulluar “Shteti po takson menstruacionet”.

Përmes një postimi në facebook, organizata ka shkruar se gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21,281,400.00 euro në vit për blerjen e produkteve menstruale.

“Kosova ka 858,043 vajza dhe gra në popullatën e përgjithshme. Rreth 591.150. prej tyre i takojnë grupmoshës 10 deri 54 vjeç. Nëse e llogarisim numrin total të grave që kanë menstruacione me vlerën mesatare të shpenzimeve mujore që është 3 euro, i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21,281,400.00 euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Prej tyre 3,246,315.25 euro shkojnë për TVSH”, thuhet në postimin në facebook.

ndër të tjera, sipas organizatës QIKA, thuhet se për shkak të kushteve ekonomike shumë gra e vajza nuk mund të blejnë produktet e nevojshme menstruale, kësisoji gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta.

“Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark