Organizohet protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës, mbahet më 11 prill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizohet protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës, mbahet më 11 prill

    Insajderi
    07 April 2025 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i politikës, Shenoll Muharremi, ka njoftuar se protesta e radhës e organizuar nga grupi “Asnjë cent ma shumë”, do të mbahet të premten më 11 prill.

    Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    “Si kanë nisë këta dostat e mi, nuk paskan me u ndalë! Thuhet “protesta e dytë” e unë veç kur e lexova “e dytë”, mendja më shkoi te e treta, e katërta, e pesta… sa të ka nevojë! Tybe, shumë mirë! Kjo shoqëri ka tepër nevojë me protestu. Demokracia ka ekzistu, po ma shumë në letra e për të fortin.. Nuk ka punu mjaft për qytetarin, e as për bizneset vendore. Tash po vjen koha me u ngrit për interesin publik, për energji të drejtë, për jetë më të mirë. Bravo djema e vajza! Kjo është patriotizëm, me luftu për qytetarin, për familjet, për bizneset”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Insajderi.

    Kjo është protesta e dytë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. E para u mbajt të shtunën e kaluar, më datë 5, ku morën pjesë qindra qytetarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark