×
  • Lajme
  • Insajderi

    Orhan Lukaj i arrestuar për fajde në Pejë – Këto janë ankesat e avokates së tij ndaj Prokurorisë

    Insajderi
    06 March 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Orhan Lukaj është një nga 17 personat e arrestuar në aksionin “Fajde”. Prokuroria ka filluar hetimet ndaj tij.

    Bazuar në procesin verbal që ka siguruar InDoks, Orhan Lukaj ka nën pronësi 8 patundshmëri.

    Për rastin e Lukajt ka folur për InDoks, avokatja e tij, Aurora Mulhaxha. Ajo po e cilëson si vendim jo të ligjshëm kërkesën për lëshimin e urdhrit ndalues.

    “Kërkesa e prokurorisë ka qenë total e pa justifikuar ku rrjedh edhe vendimi jo i ligjshëm i gjykatës. Orhanin këtë rast e konsiderojë si person të dëmtuar pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se Orhani ka qenë blerës i një veture prej të dëmtuarit ku pas një kohe, pas shit-blerjes vet përmbaruesit janë ardhe dhe ia kanë marrë veturën në këtë rast dëmi I bie gjithë klientit tim”, u shpreh ai.

    Mulhaxha kishte disa vërejtje për qasjen e Prokurorisë ndaj rastit.

    “Sot me 2 mars është mbajte seanca për ngrirjen e asetëve sipas urdhrit 72 orësh të prokurorisë, të cilin urdhër asnjë nga mbrojtësit nuk e kemi pranuar me kohë nga ana prokurorisë. Sa i përket urdhrit e kemi kuptu në bazë të mediave ndërsa sot na është preznatu nga ana e gjykatës vetëm vendimi mbi ngrirjet e përkohshme nga ana e gjykatës”, ka deklaruar Mulhaxha.

    Sipas Mulhaxhës, Prokuroria nuk ka asnjë provë që bazohet kjo kërkesë, pasi e gjithë pasuria e Lukajt është pasuri e regjistruar në vitin 2014, ndërsa dyshimi “i bazuar” i prokurorisë që e ngarkon të njëjtin është në vitin 2020.

    “Kërkesa e prokurorisë është bërë për pronat të klientit tim i cili I ka vendos në emrin e tij vitin 2014 ndërsa hetimet të cilat zhvillohen ndaj tij janë hetime për vepër penale gjatë vitit 2022 ku ska lidhje logjike, ligjore e as faktike që të akuzohet për një vepër 2020-ën ndërsa kërkohet ngrirja e pronave që janë vendos në emrin e tij në 2014-ën, nuk dimë as vlerë të dëmit pasi që nuk është deklaru nga i dëmtuari dhe nuk ka asnjë provë të artikulueshme që vërtetohet kërkesa e prokurorisë”, tha ajo për InDoks.

    “Që nga fillimi konsiderojë që i janë bë shkelje ligjore, njerëzore dhe procedural dmth të gjitha drejtat të mbrojturit tim për shkak se në seancën e paraburgimit nuk na është dorëzu aktvendimi për masën e paraburgimit por ka vazhdu ka rrjedh ngjarja prej aktvendimit për zgjerim të hetimeve ku më është mohu si mbrojtje se si ka ardhe deri tek rasti, si ka hy klienti në këtë grup që mendon prokuroria që janë në bashkë kryerje gjithashtu sot me datën 2 mars sqarim i vetëm nga ana e prokurorisë ka qenë që provat nuk mund t’i jepen mbrojtjes për shkak se duhet me qenë të mbyllura”.

    “Ndërsa ligjërisht prokuroria është dashtë së pari me marrë vendim, me i ndalu mbrojtjes provat me I jep të drejtën e ankesës dhe pastaj me mbajte seanca me prova të mbyllura ndërsa ngrirja nënkupton pasurinë e cila është përdor me u kry një vepër penale ose që është pretendu që ka rrjedh prej veprës penale”, tha ajo.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark