Modelja Oriola Marashi është një nga më të kërkuarat në fushën e modës në vendin tonë si edhe një nga më të komentuarat për fizikun e saj.
Disa muaj më parë, modelja bëri publike lidhjen e saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda.
Së fundmi, modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku duket sikur është një dedikim për të gjithë ato njerëz që i fusin hundët në punët e saj personale.
Nuk e dimë se për kë e ka këtë dedikim por mesa duket dikush ka futur hundët në punët e saj dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare modeles prandaj ka reaguar në atë lloj mënyre.