Oriola tregoi më shumë se që duhet në fotot e fundit.
Oriola Marashi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare, e cila ka nënshkruar me marka të njohura.
Së fundi, modelja ka punuar në disa projekte bashkë me brendin “Guess”, duke sfiluar e bërë shumë fotosesione.
Në imazhet e reja, Oriola erdhi e veshur me një fustan me ngjyrë blu, i cili ishte i çarë tek pjesa e këmbës.
Fustani i hapur pothuajse ia zbulonte pjesët intime, ndërsa bukuroshja shprehet e lumtur që bashkëpunoi sërish me “Guess”.
“Lloji më i mirë i njerëzve janë ata që vijnë në jetën tënde dhe të bëjnë të shohësh diellin, njerëzit që besojnë shumë tek ti, ti fillon të besosh edhe te vetja gjithashtu. Njerëzit që ju duan, thjesht që jeni ju. Lloji i njerëzve një herë në jetë. Faleminderit shumë @paulmarciano @guess për një përvojë tjetër mahnitëse. veshur me @marciano”, shkruan ajo.
Fotosesioni i ri i Marashit vjen pak kohë pasi nxiti zëra për ribashkim me futbollistin Eros Grezda, me të cilin u përfol se ka ndarë rrugët.