Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shprehur shqetësim pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka luajtur një rol kryesor në nxitjen e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë për dekada, me mbështetje të vazhdueshme nga OSBE. Misioni vëren me shqetësim se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nuk e certifikoi Listën Serbe”, shkruan në reagimin e publikuar në Facebook.
“Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që nënvizon zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë e lirë nga konsideratat politike. Ne i kërkojmë KQZ-së të mbajë integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe të sigurohet që hapat pasues të jenë gjithëpërfshirës dhe në përputhje me parimet demokratike”, thuhet tutje aty