Osman Azemi e denoncon një person: Mashtroi kompanitë në emër të ‘Teta Gjylit’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osman Azemi e denoncon një person: Mashtroi kompanitë në emër të ‘Teta Gjylit’

    Insajderi
    25 August 2022 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mashtrimi i disa bizneseve duke u prezantuar si regjisor i serialit ‘Teta Gjyli’ i ka kushtuar një të riu nga Gjilani, i cili ka rënë në prangat e Policisë pas denoncimit të aktorit Osman Azemi. Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit dhe detaje të reja nga ky rast.

    Burimet nga Prokuroria thonë se personi që u prezantua si përfaqësues nga ky serial dhe përfitoi shuma të konsiderueshme të parave është G. Sh. Sipas informatave të para, ai po dyshohet se ka mashtruar rreth 5 biznese, me të cilat ka arritur marrëveshja gjoja se për xhirime dhe hapësirë reklamimi te seriali ‘Teta Gjyli’.

    Për këtë rast që u zbulua është vënë në dijeni Prokuroria pas denoncimit të vet aktorit Azemi, i cili ka dhënë deklaratë në Polici në cilësinë e viktimës.

    I dyshuari që u prezantua si regjisor, dyshohet se ka përfituar rreth 150 euro nga çdo kompani që e ka vënë në lajthitje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark