Insajderi
Lajme

Arrestohet i dyshuari në Pejë pasi iu gjet një revole, në stacion policor tregon se e ka edhe një kallashnikov në shtëpi

Insajderi
05 January 2025 - 18:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet i dyshuari në Pejë pasi iu gjet një revole, në stacion policor tregon se e ka edhe një kallashnikov në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Pejës e ka arrestuar mbrëmë një person për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Policia bëri të ditur në një njoftim se i dyshuari u ndalua rastësisht.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 04.01.2025, rreth orёs 21:50, patrulla Policore e Planit Operativ, deri sa ishte duke ecur nё kёmbё nё rrugën “ Mbreteresha Teutё” nё Pejё, kanё ndaluar njё person pёr legjitimim gjatё kontrollit rutinё nё çantën e personit tё dyshuar ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё Zoraki M • Njё (1) karikator i sё njejtёs armё • Tetё (8) fishekё kal:7.65mm”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit, gjatë intervistimit nga hetuesit në stacionin policor në Pejë, Policia thotë se ai “ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi”.

“Njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar aty ёshtё gjetur dhe sekuestruar: • Njё (1) Armё automatike AK47 • Njё (1) karikator i zbrazёt”, tyhuhet në njoftim.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark