Insajderi
Lajme

Osmani: Aleanca me SHBA-në është rruga e vetme për Kosovën

Insajderi
22 January 2026 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Aleanca me SHBA-në është rruga e vetme për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar edhe një herë rëndësinë jetike të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si rrugën e vetme për sigurinë, paqen dhe të ardhmen e vendit.

Në një postim të publikuar së fundmi, Osmani shfaqet krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.

“SEPSE ALEANCA ME AMERIKËN ËSHTË RRUGA E VETME”, ka shkruar Osmani.

Trump dhe liderët botërorë, përfshirë Osmanin, sapo i kanë nënshkruar dokumentet e Bordit të Paqes në Davos.

“Urime President Trump, statuti tani është në fuqi të plotë, dhe Bord i Paqes është tani një organizatë ndërkombëtare zyrtare,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark