×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Zveçan dhe Leposaviq

    Insajderi
    25 November 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik. 25 dhjetori është data e caktuar nga ajo për zgjedhjet e parakohshme në komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 25 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyrja e Presidentes i cili ka bërë të ditur se vendimi i Osmanit erdhi pas konsultimit me partitë politike dhe marrjen parasysh të kohës së përgaditjes që i duhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    ‘Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.”, thuhet në komunikatë.

    Krahas kësaj, Osmani ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik.

    Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Më 23 nëntor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takimin konsultativ me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

    Zyra e Presidencës kishte bërë të ditur se sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark