Vjosa Osmani deputetja nga LDK-ja, gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin, ka thënë se mohimi i përfshirjes së hetimit ndërkombëtar për vdekjen e Astrit është i pafalshëm.
Osmani thotë se faji është i të gjithëve, duke shtuar se përtej akuzave për politizim të rastit, pasi thotë se janë përfaqësues të popullit e jo diplomatë.
“Në qoftë se kanë mbetur qindra vrasje e vdekje të dyshimta të pandriçuara deri më tani, duhet të kërkojmë të punojmë se bashku që rasti i Astritit të behet simbol në vend”, ka thënë Osmani.
Ajo gjithashtu ka thënë se është e papranueshme të thuhet se shteti ka bërë gjithçka për këtë rast.
“Ne kemi kërkuar themelimin e një gjykate speciale, e kjo për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, andaj mohimi i përfshirjes së ndërkombëtarëve për hetim, është e pafalshme”, thotë Osmani.