×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani flet për zhvillimet e fundit në Kosovë në Moldavi

    Insajderi
    31 May 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Moldavi me ftesë së homologes së saj, Maia Sandu.

    Ajo iu bashkëngjit liderëve të shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian në një ndejë të organizuar nga presidentja moldave.

    Osmani tha se atje diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.

    “Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

    Agjenda e Osmanit në Moldavi do të jetë edhe më e gjatë, ajo me kërkesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, më 1 qershor në Kishnau të Moldavisë, do të zhvillojnë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark