Insajderi
Lajme

Osmani ftohet nga Erdogan të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Insajderi
11 April 2025 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani ftohet nga Erdogan të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë, për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalya me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në Forumin e Antalisë do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark