Osmani godet Kurtin nga Turqia: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani godet Kurtin nga Turqia: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

    Insajderi
    13 April 2025 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik, ka folur edhe për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.

    Ajo është shprehur për Klan Kosovën se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.

    Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

    Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

    Unë pash në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

    SHIH EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark