Osmani, Haxhiu e Nagavci nesër marrin pjesë në aktivitetin “Ato janë Ne” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Haxhiu e Nagavci nesër marrin pjesë në aktivitetin “Ato janë Ne”

    Insajderi
    27 November 2023 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”

    Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në ora 10:30 tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

    Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës, do të ketë edhe aktivitete të tjera si në vijim:

    Vizitë në Shkollën e mesme të ultë “Xhemajl Mustafa”, në ora 9:00

    Toënhall në Mitrovicë, në ora 9:00

    Diskutim “Dhuna Digjitale”- Shkolla Naim Frashëri-Prishtinë, në ora 11:15

    Murali-Mitrovicë e Veriut-në ora 14:00

    Vizitë në Klubin e Futbollit të Vajzave KFV – Prishtinë, në ora 14:30

    Tryezë “Investo në Gra”, në ora 15:30.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark