×
  • Lajme
  • Lajme

    “Osmani i dhuroi ajvar, Ambasada e SHBA-së dy gota”- Këto janë dhuratat që pranoi Kurti, kanë vlerë mbi 1 mijë e 300 euro

    Insajderi
    19 September 2024 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 1 mijë  e 300 euro është vlera e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti gjatë vitit të kaluar.

    Ndërkaq për dhuratat që i janë bërë viteve të tjera Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar vlerat.

    Orë dore, kravata, mansheta për këmisha, libra, stilolapsa, piktura, pjata dekoruese e shishe me verë janë vetëm disa prej dhuratave që i janë bërë kryeministrit Albin Kurti nga dita kur është ulur në Zyrën e Kryeministrit.

    Në mesin e atyre që i kanë bërë këto dhurata ka presidentë, kryeministra, kryediplomatë e komandantë, por edhe qytetarë të thjeshtë.

    Dhuratat e vitit 2021: Osmani i dhuroi ajvar për festat e fundvitit

    Menjëherë pasi e kishte marrë detyrën e Kryeministrit, Kurti kishte pasur vizita nga zyrtarë të rëndësishëm në zyre. Asnjëri nuk i kishte shkuar duarthatë. 

    Ish-Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i kishte dhuruar Kurtit mansheta për këmishë. Dhuratë të njëjtë i kishte bërë edhe Komandanti i KFOR’it.

    Nga Kryediplomati i Greqisë, Nikolas Dendias, Kurti ka pranuar si dhuratë një monedhë greke prej ari, derisa Gjenerali Jorg Ruter i kishte dhuruar më 2021 Kurti një plaket dekoruese të NATO’s.

    Gjenerali Larry Henry i kishte dhuruar Kurtit flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ish-Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, i kishte dhuruar një pjatë dekoruese.

    Tek dhuratat që i ishin bërë Kurtit me rastin e festave të fundvitit më 2021, figuron edhe ajo e Presidentes Vjosa Osmani.  Ajo i kishte dhuruar Kurtit ajvar të Krushës dhe një çokolladë. Ndërkohë, Ambasada e ShBA’së për këtë rast i kishte dhuruar shampanjë, ëhisky, manshetë dekorim, 2 gota për verë dhe çokollatë./Gazeta Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark