Osmani: Institucionet përgjegjëse të punojnë fort derisa kryesit e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj të gjenden prapa grilave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani: Institucionet përgjegjëse të punojnë fort derisa kryesit e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj të gjenden prapa grilave

    Insajderi
    23 August 2021 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar, pas vrasjes së një 18 vjeçareje në Ferizaj.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka kërkuara nga institucionet që të punojnë deri sa kryerësit e këtij akti të marrin dënimin.

    ‘’Si presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaj. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave’’ ka thënë Osmani.

    Më tej theksoi se dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, duke shtuar se shoqëria duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

    Osmani ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës së ndjerë.

    ‘’Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë’’, është shprehur Osmani.

    Gjatë ditës së djeshme një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt.

    Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.

    Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ende është në arrati.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashar tha sot përmes një konference për media se shumë shpejt pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë në lidhje me vrasjen e vajzës 18 vjeçare në Ferizaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark