Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë vendosur kurora me lule pranë varreve të familjes Jashari.
Krerët e Kosovës ishin të shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Pas mbledhjes festive të Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë.