Insajderi
Lajme

Osmani: Kurti më tha se jam presidentja më e mirë e shekullit 21

Insajderi
09 March 2026 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Kurti më tha se jam presidentja më e mirë e shekullit 21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Osmani, ka folur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ishte ndier e tradhtuar pasi, sipas saj, Kurti ishte zotuar se do ta përkrahte edhe për një mandat tjetër si presidente, shkruan Insajderi.

Osmani ka deklaruar se Kurti i kishte shprehur mbështetje të plotë në të kaluarën, madje duke e vlerësuar shumë punën e saj në krye të shtetit.

“Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë, duke theksuar se bashkimi ynë është në interes. Ne do të vazhdojmë bashkë si ky binom që i dha shpresë Kosovës. Kurti më tha ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo shtoi se më vonë situata ndryshoi dhe se u njoftua se nuk do ta kishte më përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar.

“Kur u qartësua se ka shanse që unë të zgjidhem, nga kryeministri Kurti erdhi një vlerësim se grupi parlamentar dhe ai personalisht nuk e përkrahin kandidaturën time. E kam pranuar si fakt, si të vërtetë..”, ka deklaruar Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark