Insajderi
Lajme

Osmani: Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona, më 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë të lirë

Insajderi
12 June 2024 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona, më 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë të lirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në parakalimin e FSK-së dhe të PK-së për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka thënë se në këtë ditë të çlirimit nderojmë sakrificën e popullit tonë.

“Sot jemi bashkë për t festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë, 12 Qershori, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot”, tha presidentja Osmani.

Ajo më tej tha se kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por po ashtu për të festuar të tashmen tonë për të synuar një të ardhme të mbushur me shpresë e prosperitet

“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë në vitin 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë UCK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima morën armët për ta mbrojtur të drejtën ton për të ekzistuar”, nënvizoi e para e vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark