×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani me familje, mbrëmjen e Krishtlindjes e priti në Pjetërshan

    Insajderi
    25 December 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e kaloi në fshatin e bukur të Pjetëshanit në Gjakovë.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani shkroi se kremtën e kësaj feste së bashku me familjen e saj e kishte kaluar në familjen Simoni, me një mikpritje tradicionle shqiptare me ushqim dhe pije.

    Postimi i plotë:

    Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit.  Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli.  Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark