Osmani në Finlandë ndan vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Finlandë ndan vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike

    Insajderi
    24 April 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim para studentëve të Universitetit të Helsinkit mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes euroatlantike dhe përkushtimin për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

    Ajo tha se është e lumtur që ndodhet atje, në vendin mik të Kosovës, duke përmendur ish-presidentin e Finlandës, Martti Ahtisaarin, si edhe sa shumë bëri ai për vendin tonë.

    E para e vendit, tutje u shpreh se Kosova është vend i ri, me popull të ri, por që ka ecur shumë përpara për vetëm pak kohë.

    “Kosova kontribuon në paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe jo vetëm në rajon, por gjithandej Evropës”, u shpreh Osmani.

    Para studentëve të Universitetit të Helsinkit, Osmani përmendi sfidat, vuajtjet dhe padrejtësinë që Kosova pësoi nga lufta e fundit në vitet e 90-të.

    “Megjithëse, në 2008-n kur fituam pavarësinë, ne premtuam se do të krijojmë demokraci dhe atë bëmë”.

    “Janë gjithmonë njerëzit që ndërtojnë shtetin”, tha tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark