Osmani në Tiranë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në Tiranë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës

    Insajderi
    16 May 2025 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ,në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë ka kërkuar që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

    Ajo deklaroi se lidershipi evropian duhet marrë guximin për heqjen e tyre.

    “Unë përfaqësoj shtetin i cili është i në këtë tavolinë që ka masa nga Bashkimi Evropian, dhe asnjëri nuk mund të tregojë të na tregojë ne arsyen se pse kjo është ende kështu”.

    “Për atë arsye më lejoni edhe një herë të bëjë thirrje për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe te lidershipi evropian të marrin guximin për të marrë atë vendim për të hequr ato masa për shtetin më pro-evropian në botë”, ka thënë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark