Insajderi
Lajme

Osmani nga Gjakova dhe Malisheva: Solidariteti dhe bashkëpunimi na ndihmojnë të tejkalojmë sfidat pas vërshimeve

Insajderi
07 January 2026 - 19:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani nga Gjakova dhe Malisheva: Solidariteti dhe bashkëpunimi na ndihmojnë të tejkalojmë sfidat pas vërshimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi të tilla.

“Sot vizituam Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan. Takuam kryetarët e këtyre dy komunave, Ardian Gjinin dhe Ekrem Kastratin, si dhe disa nga familjet e prekura, për t’u siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, shkroi Osmani.

“Këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi sikurse kjo. Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e emergjencës, ato lokale e qendrore, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit dhe policinë, që ishin në krye të detyrës, duke mbrojtur jetët dhe pronat e qytetarëve. Si gjithnjë, FSK është në gjendje gatishmërie në rast nevoje. Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat”, ka shtuar Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark