×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Nuk e kam mohuar ekzistencën e draftit franko-gjerman për dialogun

    Insajderi
    27 October 2022 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është pyetur për draftin franko-gjerman.

    Ajo tha se se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e planit franko-gjerman për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    “Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, ky është një konstatim i gabuar. Në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një deklaratë franko-gjermane.  Do të ketë takime në mënyrë që detajet e kësaj inicaitive që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon të shpjegohen më në detaje”, ka thënë Osmani.

    Të mërkurën, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pranuar ekzistencën e një plani franko-gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark