Osmani për deklaratën e ambasadorit Hill thotë se Serbia është larg NATO-s dhe nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për deklaratën e ambasadorit Hill thotë se Serbia është larg NATO-s dhe nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë saj

    Insajderi
    20 March 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili në një intervistë ka thënë se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

    Osmani për mediat tha se kushdo që e konsideron Serbinë si shtet afër NATO-s, ofendon çdo shtet që hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO.

    “Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka thënë se ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe sipas saj, ajo është “Rusia e Putinit”.

    “Një shtet si Serbia, e cila vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, lëre që është larg NATO-s por nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë tutje presidentja, duke shtuar se Serbia është një shtet antivlera.

    E para e vendit është shprehur se ky shtet asnjëherë nuk është përballur me të kaluarën e saj gjenocidale dhe se akoma vazhdon të flejë mbi varret masive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark