Insajderi
Lajme

Osmani për hapjen e Urës së Ibrit: Shuan tendencat e Serbisë për gllabërim territoresh

Insajderi
17 August 2026 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani për hapjen e Urës së Ibrit: Shuan tendencat e Serbisë për gllabërim territoresh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kalimin e përgjegjësive për sigurinë te Policia e Kosovës.

Osmani i ka cilësuar këto zhvillime si të mirëseardhura, duke thënë se ato kontribuojnë në integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas saj, për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës ka krijuar pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, ndërsa ka ndikuar edhe në spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre.

“Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se, pavarësisht vonesave të mëdha, ky zhvillim do të ndihmojë në rritjen e sigurisë dhe vendosjen e një paqeje më të qëndrueshme në Kosovë.

Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet që janë angazhuar ndër vite për këtë proces, duke veçuar Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë”, ka thënë ajo.

Reagimi i Osmanit vjen në kohën kur ka nisur transferimi gradual i përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës, zhvillim që lidhet edhe me perspektivën e rihapjes së urës kryesore të Mitrovicës për qarkullim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark