×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për opozitën shqiptare në Maqedoni: Janë bërë zëdhënës dhe instrument i VMRO-DPMNE-së

    Insajderi
    30 January 2024 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se opozita shqiptare atje janë bërë instrument i partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

    Osmani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se tha se madje opozita do të duhej t’ia spjegonte elektoratit të vet, se pse ata janë “të preferuarit e nacionalizmit maqedonas”.

    “Ata janë bërë instrument i VMRO-DPMNE-së, atë që nuk mundet ta thotë VMRO-DPMNE e thonë këta, atë që nuk mund ta thonë këta e thotë VMRO DPMNE. Mirëpo nuk funksionon kështu, fillimisht ata i vendosë në pozitë të keqe, pse ata janë të preferuarit e tyre, dikush që e kundërshton marrëveshjen e Ohrit, thotë shqiptarët po marrin më tepër se sa duhet kanë preferencë për një tjetër. Ata duhet t’ia spjegojnë elektoratit të tyre pse ju jeni të preferuarit e nacionalzimit maqedonas”, tha Osmani.

    Teksa shtoi se “Maqedonia e Veriut është në një fazë të cilën nuk do lejonin luksin e prishjes së besimit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve duke u marrë të drejtën e njerëzve të përfaqësohen në bazë të vullnetit të tyre

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark