×
  • Lajme
  • Astrologji

    Osmani reagon pas dakordimit në Ohër, nuk beson se Serbia do të zbatojë marrëveshjet

    Insajderi
    19 March 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndaj Serbisë nuk ka asnjë pritje sa i përket mosnënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Osmani për dakordimin e arritur dhe aneksin e marrëveshjes bazë të arritur në Ohër dje, ka thënë se Kosova është dëshmuar se është e vetmja palë që është treguar konstruktive dhe e interesuar për paqe dhe stabilitet.

    “Pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse.  Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”.

    “Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, ka thënë Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark