Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi në emisionin “DPT te Fidani” se rreziku nga Serbia nuk ka qenë i kufizuar vetëm te sulmi në Banjskë, por se ka ekzistuar një plan shumë më i madh kundër Kosovës.
Sipas Osmanit, ky plan është parandaluar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ndërhyrjeve politike dhe paralajmërimeve të qarta ndaj Serbisë për pasojat që mund të përballej.
“E kam thënë edhe më herët, po e përsëris, rreziku nuk ka qenë vetëm te akti i agresionit që e kanë kryer në Banjskë, rreziku ka vazhdu edhe mandaj, për shkak se Serbia e ka pas një plan shumë më të madh për sulm, shumë më të madh kundër Kosovës. Atë e kemi parandalu bashkë me ShBA-të. Ka pas ndërhyrje në dy fronte, ndërhyrja e parë ka qenë mesazhi politik që e kanë dhënë ShBA-të në raport me Serbinë, dhe çështja e dytë ka qenë ShBA-të e kanë ndalë Serbinë duke iu tregu se çka mundet me i gjetë”, tha Osmani në “DPT te Fidani”.
Ajo la të kuptohet se ndërhyrja amerikane ka qenë kyçe në shmangien e një përshkallëzimi të situatës së sigurisë në Kosovë.