Insajderi
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime pas tragjedisë në Zvicër: Kosova qëndron pranë aleatit tonë

Insajderi
01 January 2026 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani shpreh ngushëllime pas tragjedisë në Zvicër: Kosova qëndron pranë aleatit tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se Kosova qëndron pranë Zvicrës në këto momente të vështira.

Reagimi i Osmanit:

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Zvicrën, pas tragjedisë në një qendër skijimi gjatë një takimi të Vitit të Ri që mori shumë jetë dhe plagosi të tjerë.

Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës.

U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark