×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Shqiptarët në Maqedoni e kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka

    Insajderi
    12 March 2024 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka folur për disa çështje.

    Ndër të tjera, Osmani u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka këtë, njofton Klankosova.tv.

    Ai u shpreh se kanë edhe gjuhën zyrtare dhe siç u shpreh, të gjitha institucionet janë mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet.

    “Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka flamurin kombëtar zyrtar”.

    “Ne e kemi atje, si shtet i vetëm në botë që ka flamur zyrtar, flamur që e ka edhe një shtet tjetër, ne kemi gjuhën zyrtare, të gjitha institucionet janë tani mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark