Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe për dialogun Kosovë – Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe për dialogun Kosovë – Serbi

    Insajderi
    20 July 2023 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

    Në këtë takim Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët.

    “Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark