×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës!

    Insajderi
    15 June 2024 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

    Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës.

    “Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës! #RrugaToPaqes #UAPeaceSummit🇽🇰🇨🇭🇺🇦 “, ka thënë Osmani.

    Në këtë Samit po marrin pjesë liderë edhe nga vende të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark