Osmani: Të hiqen masat ndaj Kosovës, të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Të hiqen masat ndaj Kosovës, të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë

    Insajderi
    09 May 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e Ditës së Evropës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se kjo ditë është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës për t’i përqafuar këto vlera evropiane, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive që e kanë shoqëruar procesin e integrimit.

    “Në Ditën e Evropës, reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e përditshëm të shtetit tonë”, thuhet në deklaratën e saj.

    Osmani kërkoi me forcë heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës dhe kritikoi mungesën e reagimit serioz ndaj politikave destabilizuese të Serbisë.

    “Ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë është Putini, tek i cili Vuçiq vendosi ta shënojë Ditën e Evropës. Kjo është një dëshmi më shumë për orientimin e Serbisë dhe nevojën që BE-ja të ndalë politikat akomoduese ndaj saj”, theksoi ajo.

    Presidentja përfundoi duke rikujtuar se nëse vërtet duam një Evropë të lirë, të bashkuar dhe të plotë, atëherë është koha që populli më pro-evropian në kontinent të mos ndëshkohet më, por të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark