Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur …

    Insajderi
    08 May 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit, aty u takua me me presidentin rus.

    Vuçiq, ka ndarë një detaj nga takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Vuçiq ka përshkruar një moment të shkurtër nga komunikimi me Putinin.

    “Putini vetëm tha: ‘Erdhe!’ Përgjigjja ime ishte: ‘Faleminderit për mikpritjen dhe gëzuar festën’”, ka shkruar Vuçiq në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se takimi është mbajtur në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

    Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimit.

    Përmes këtij postimi, presidenti serb duket se ka synuar të transmetojë një mesazh të qartë për lidhjet personale dhe institucionale që mban me udhëheqësin rus, në një ditë që përkon me një festë në Federatën Ruse.

    Kujtojmë se ditë më parë, Vuçiq ishte rikthyer nga ShBA’të pasi u raportua se nuk ishte mirë me shëndet.

    Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

    Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Rusi, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

    “Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

    KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.

    “Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.

    BE-ja thekson se ka qenë “krejtësisht e qartë” me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark