Insajderi
Lajme

Osmani thotë se në dhjetor Kurti ia kishte premtuar edhe 10-15 vite bashkëpunim

Insajderi
14 May 2026 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani thotë se në dhjetor Kurti ia kishte premtuar edhe 10-15 vite bashkëpunim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka treguar disa nga arsyet e refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurti për ta përkrahuar atë edhe për një mandat tjetër si presidente.

Ajo ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar ajo kishte marrë premtimin nga Kurti se do të vazhdonin edhe për një mandat tjetër, madje jo vetëm një mandat por për “edhe 10 apo 15 vite”.

“Në dhjetor dhe para dhjetorit ka pas diskutime edhe për një rrugëtim të përbashkët për 10 apo 15 vite. Kur kam thënë se synoj një mandat, nuk ka qenë thjeshtë një supozim por ka qenë një përkrahje dhe një premtim. Mirëpo në fund kanë vendosur që ta ndajnë rrugëtimin dhe të përkrahin kandidatë të tjerë”, ka thënë Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark