Insajderi
Lajme

Osmani udhëtoi drejt Parisit me ftesë të Macronit

Insajderi
11 February 2025 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani udhëtoi drejt Parisit me ftesë të Macronit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar dje drejt Parisit me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Macronit, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark