Insajderi
Lajme

Osmani uron 8 Marsin nga institucioni ku gratë nuk e zbulojnë fytyrën

Insajderi
08 March 2025 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani uron 8 Marsin nga institucioni ku gratë nuk e zbulojnë fytyrën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka vizituar disa institucione shtetërore për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit.

Në ditën ndërkombëtare të gruas, Osmani vizitoi gratë që punojnë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Krahas urimit në sy bie portreti i përbashkët me gratë që punojnë në këtë institucion.

Presidentja ka postuar një fotografi me to, pa ua zbuluar identitetin.

Gratë që punojnë në këtë institucion ia kanë kthyer shpinën syrit të kamerës, për të ruajtur identitetin e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark